image Infektologu Tolaj: Maskat dhe ora policore nuk kanë më kuptim

Shëndetësi

Infektologu Tolaj: Maskat dhe ora policore nuk kanë më kuptim

news image

Masat për mbrojtjen ndaj Covid19 obligojnë qytetarët e Kosovës të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura dhe të hapura edhe nëse ata ecin vetëm.

Mirëpo një masë e tillë, sipas infektologut, Ilir Tolaj, duhet të largohet sepse siç thotë ai, maskat tashmë nuk ka kuptim të barten.

Nuk ka kuptim tashmë që maskat të mbahen edhe në ambient të hapur, rrugë apo lokale, pasi që ashtu edhe në lokale nuk janë mbajtur deri më tani. Po ashtu, nuk ka arsye që ora policore të qëndrojë edhe më tej. E rëndësishme është që të parandalohen tubimet në ambiente të mbyllura gjatë kësaj periudhe të dimrit”, tha Tolaj.

Largimi i kësaj mase po kërkohet edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Drejtori i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë se një masë të tillë e kanë larguar edhe shtetet e rajonit.

“Sipas informatave që i kemi për situatën në rajon, në ambiente të hapura është duke u lejuar lëvizja pa maska, pasi po konsiderohet se një gjë e tillë nuk është e nevojshme”, deklaroi Ibrahimi në TV Dukagjini.

Ditëve të fundit është shënuar rënie e numrit të të infektuarve me COVID-19 në vend dhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat që janë në fuqi./GazetaSinjali/