image Infektologu: Për dy netë, vetëm një infermiere është kujdesur për 20 të infektuar

Shëndetësi

Infektologu: Për dy netë, vetëm një infermiere është kujdesur për 20 të infektuar

news image

Është rritur numri i të infektuarve në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa kjo ka nisur t’i kufizojë kapacitetet e kësaj klinike për trajtimin e një numri të madh pacientash.

Infektologu Murat Mehmeti ka thënë se është e pamundur të menaxhohet një situatë e tillë nëse vazhdon fluksi i pacientëve. Ai ka theksuar se mbrëmë dhe parmbrëmë një infermiere e vetme ka qenë duke u marrë me 20 pacientë.

“Është e vështirë të thuhet se si të menaxhohet situata. Unë mendoj personalisht se do të duhej të fillohet të mendohet që edhe spitalet rajonale të fillojnë të merren me këta pacientë sepse nëse vazhdon ky trend ne s’do të kemi kapacitete infermierore dhe mjekësore. Kemi mungesë të infermierëve, përderisa një repart ka deri në 20 pacientë dhe mbrëmë, përkatësisht parmbrëmë kemi pasë vetëm një infermiere dhe është e pamundur që vetëm një infermiere t’i menaxhojë të gjithë këta pacientë”, ka deklaruar Mehmeti në klankosova.

Ai ka thënë se është bërë një kërkesë për angazhimin e infermierëve vullnetarë nga klinikat tjera dhe tani kanë filluar të shtohet numri i tyre.

Mjeku ka apeluar te qytetarët që të mos besojnë në deklaratat se virusi është i rremë sepse ky virus po shkakton sëmundje të rëndë dhe vdekjen e pacientëve dhe deri më tani nuk ka asnjë ilaç. /Gazea Sinjali