image Infektologu s'e mohon mundësinë për t'u bërë ministër i Shëndetësisë: Kam dëgjuar se ka interesim serioz

Kosovë

Deklaratë/ Infektologu s’e mohon mundësinë për t’u bërë ministër i Shëndetësisë: Kam dëgjuar se ka interesim serioz

news image

Infektologu i Klinikës Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi, është përmendur si emri i mundshëm për ministër të Shëndetësisë në qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Vetë Krasniqi e ka lënë të hapur një mundësi të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të them të drejtën nuk e kam menduar këtë. Megjithatë, Kosova ka njerëz mjaft të përgatitur për të udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të jetë privilegj dhe barrë e rëndë për këdo që do ta marrë dhe ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka theksuar se ka dëgjuar për një interesim serioz brenda LDK-së që të jetë ministër i këtij digasteri.

“Ofertë të themi kështu zyrtare nuk kam pasur ende. Kam dëgjuar lajme të tilla dhe kam dëgjuar se ka interesim serioz në këtë drejtim, por mbetet të shihet”, ka thënë Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se ka mbyllur marrëveshjet për koalicion me partnerët dhe i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit ta thërras për të shtunën në orën 13:00 seancën për votimin e qeverisë, ende nuk i ka bërë publik emrat e ministrave nga kjo parti. /Gazeta Sinjali/