Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, ka shprehur pakënaqësi për numrin e madh të veturave të cilat ndodhen në Prevallë dhe kjo sipas tij nuk duhet të ndodhë për shkak të përhapjes së pandemisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Prevalla sërish do të jetë aty edhe pas pandemisë dhe se tani qytetarët nuk duhet të lëvizin nga shtëpia.
“Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë kjo nuk guxon të ndodhë.
Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/