image Papa Françesku: Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh

Botë

Papa Françesku: Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh

news image

Papa Françesku sot bëri sërish një apel të fortë për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij të mesditës në Vatikan.

Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh. Ky nuk është thjesht një operacion ushtarak, por një luftë, e cila mbjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Papa nga dritarja e tij me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

Viktimat janë gjithnjë e më të shumta, po ashtu edhe njerëzit që ikin, veçanërisht nënat dhe fëmijët. Në atë vend të torturuar nevoja për ndihmë humanitare rritet në mënyrë dramatike nga ora në orë“, tha Papa Françesku.

PHOTO: Nuns hold the Ukranian flag as Pope Francis delivers the Sunday Angelus prayer at the Vatican on March 6, 2022.

Njerëzit që mbanin flamuj të Ukrainës dhe të paqes dëgjuan nga sheshi, shkruan abcnews.

/GazetaSinjali/