image Infektologu kosovar tregon cilët hapa duhet ndërmarrë për të parandaluar një valë të re të infeksionit

Shëndetësi

Infektologu kosovar tregon cilët hapa duhet ndërmarrë për të parandaluar një valë të re të infeksionit

news image

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 137 raste të infeksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Më këtë rast, infektologu Izet Sadiku tha se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, të cilat sipas tij mund të jenë të papërballueshme për sistemin spitalor.

“Numri i rasteve në Prishtinë është shumë i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja, e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh, sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më të rëndësishëm në ketë fazë sesa parandalimi dhe luftimi i COVID-19”, shkroi Sadiku në profilin e tij në Facebook.

Tutje, ai përmendi disa hapa që duhet të ndërmarrin institucionet për të parandaluar një valë të re të infeksionit. Disa prej tyre janë: Rritja e kapaciteteve testuese, punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore, rritja e numrit të inspektorëve etj. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/izet.sadiku/posts/10225436387883530