Vetëm disa ditë pasi presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro u infektua me COVID-19, rezultoi pozitive edhe gruaja e tij.
Michelle Bolsonaro, 38- vjeçare, është në gjendje të mirë shëndetësore, por i është nënshtruar protokollit dhe do të izolohet për dy javë.
Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes njoftoi në Twitter se është infektuar me COVID-19.
Në 7 korrik, presidenti brazilian u tha gazetarëve se ishte diagnostikuar me koronavirus. Që nga ajo ditë ai u izolua në pallatin presidencial në Brasilia. Pasi gjatë kësaj kohe doli 3 herë të tjera pozitiv, vetëm të shtunën testi doli negativ.
Të mërkurën, bashkë me gruan e tij, mori pjesë në një event publik ku u vlerësua puna e grave fermere./ Gazeta Sinjali/