image Infektohen me COVID-19 policët amerikë, Fauci: Protestat do sjellin shpërthime të reja të virusit

Botë

Infektohen me COVID-19 policët amerikë, Fauci: Protestat do sjellin shpërthime të reja të virusit

news image

Disa oficerë të Gardës Kombëtare të vendosur në protesta në Uashington kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rreth 1.300 anëtarë të Gardës Kombëtare kanë qenë pjesë e protestave, por nuk ka një numër konkret se sa prej tyre janë infektuar.

Shumica e policëve nuk mbanin maska dhe ishte kryesisht e pamundur të ruhej distanca sociale gjatë demonstratave.

Disa zyrtarë shëndetësorë – përfshirë ekspertin më të lartë të vendit për sëmundje infektive Dr. Anthony Fauci, janë shprehur se kanë frikë se protestat masive të shkaktuara nga vdekja e George Floyd mund të sjellin ndonjë shpërthim tjetër të koronavirusit./Gazeta Sinjali/