image India ndalon PUBG-në, i riu vret veten
[wp-story id="814678"]

Botë

India ndalon PUBG-në, i riu vret veten

news image

Një i ri nga India ka vrarë veten pasi që nuk mund të luante më lojën e famshme PUBG.

Kjo ka ardhur si pasojë e ndalimit të disa aplikacioneve kineze në këtë shtet dhe siç duket kjo nuk është pritur mirë nga shumë adhurues të kësaj loje.

21-vjeçari nga Bengali, sipas Press Trust të Indisë, u vetëvar sepse nuk mund të luante PUBG Mobile, një video lojë që është ndaluar kohët e fundit në Indi.

Familjarët e tij deklaruan se ai shkoi në dhomën e tij dhe kur nëna e tij shkoi për ta parë, ai e kishte mbyllur derën. Pasi ai nuk u përgjigj, nëna thirri fqinjët, të cilët e thyen derën dhe e gjetën të riun të vdekur.

Sipas nënës së tij, i riu ishte jashtëzakonisht i irrituar në ditët e fundit sepse ai është mësuar të luajë PUBG Mobile dhe policia konfirmoi se kjo ishte arsyeja e vetëvrasjes së tij.

Qeveria e Indisë ka ndaluar PUBG Mobile, PUBG Lite dhe 116 aplikacione tjera kineze për arsye sigurie.

Gjegjësisht, dyshohet se këto aplikacione mund t’i shërbejnë qeverisë kineze për të spiunuar popullatën e Indisë, kështu që ata u shpallën të padëshirueshëm dhe aksesi u shfuqizua plotësisht. /Gazeta Sinjali/