image Incident në Stubëll, baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” - VIDEO

Sociale

Incident në Stubëll, baneri i bie mbi kokë folësit në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” – VIDEO

news image

Sot gjatë ditës është mbajtur manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ngjarje kjo në të cilën morën pjesë një numë i madh i figurave të ndryshme.

Manifestimi u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore, teksa disa nga pjesëmarrësit patën mundësinë për një fjalë rasti.

Por, ngjarja u shënua edhe me një incident të vogël, ku teksa po zhvillohej akademia shkencore kushtuar veprimtarit Ernest Koliqit, si pasojë e erërave të forta, është rrëzuar një baneri i skenës së manifestimit duke i rënë mbi kokë njërit prej folësve.

/GazetaSinjali/