image Incident në koncert, fansi nuk e lëshon Taynan

Bota e Yjeve

Showbiz/ Incident në koncert, fansi nuk e lëshon Taynan

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Tayna, është munduar të tregohet sa më e afërt me fansat e saj gjatë një performance në Gjermani, duke i dhënë dorën disave prej tyre.

Mirëpo, një fans e ka kapur rep-artisten nga dora dhe nuk e ka lëshuar, megjithëse ajo tentoi disa herë të largohet, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një video të publikuar shihet Tayna, teksa i jep një shikim të vrazhdë fansit dhe largohet nga ajo anë e skenës.

https://www.instagram.com/p/B6fxCY4n2Pj/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Kjo video ka marrë komente të shumta nga fansat e artistët, të cilët nuk kanë hezituar ta përkrahin atë.

Madje, po të njëjtën video e ka shpërndarë edhe vetë Tayna në Instastory, duke e shoqëruar me disa emotikona duke qeshur./Gazeta Sinjali/