Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është zgjedhur Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi.
Ai tha se sot në mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave, përveç pikave të tjera është propozuar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti për postin e Kryetarit të Asociacionit të Komunave.
“Sot është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave, ku përveç diskutimit të raportit vjetor të punës së AKK-së, si pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë edhe plotësimi i bordit dhe zgjedhja e Kryetarit të të Asociacionit të Komunave, ku edhe u emërua kryetari Ahmeti” tha Bytyqi për Gazetën Sinjali.
Bytyqi menjëherë pas zgjedhjes e kishte uruar Ahmetin për postin.
“Urime Kryetar Imri Ahmeti zgjedhja Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës”./ Gazeta Sinjali/