image Ndërron jetë zyrtari i komunës së Lipjanit, Sami Drenica

Sociale

Ndërron jetë zyrtari i komunës së Lipjanit, Sami Drenica

news image

Sot ka ndërruar jetë zyrtari i komunës së Lipjanit, Sami Drenica, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve, nxënësve, mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të administratës komunale, Sami Drenica. Me këtë rast shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të zyrtarit të Komunës dhe punëtorit të arsimit për shumë vite, Sami Drenica. Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, kolegët e punës, nxënësit dhe punëtorët e arsimit do ta kujtojmë gjithmonë si njeri punëtor, e i urtë“, ka shkruar Ahmeti.

/GazetaSinjali/