Ditën e djeshme u dha lajmi se këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula, ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.
Shumë fytyra publike i kushtuan dedikime në rrjete sociale artistit të madh shqiptar Avni Mulës, e një prej tyre ishte këngëtarja Irma Libohova, e cilësuar si një ndër zërat më të bukur të muzikë shqiptare.
“Të kisha mundësinë e të shprehurit të një poeti, do t’a kisha qendisur këtë status si poemë, pa fillim e pa fund. Ashtu si vepra jote, si familja jote, si model i një artisti që e deshi kët’ vend, e krijoi meloditë më t’bukura për kët’ vend. Duke ruajtur në ekuilibër krijimtarinë e bukur e pafund, me sistemin që u shkërmoq ,fitove ti, artisti, duke lënë pas shpirtin në vepër. Ngushëllime familjes!U prehsh në paqe Avni Mula!”, shkroi ajo në imazhin e publikuar.
Ndërsa homazhet për artistin e popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm gjithashtu edhe autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, do të mbahen në hollin e Universitetit të Arteve. /Gazeta Sinjali/