image Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Hudutit: Kjo grua nuk po flet në emër të islamit

Kosovë

Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Hudutit: Kjo grua nuk po flet në emër të islamit

news image

Një deklaratë e çuditshme e Ikballe Hudutit ka shkaktuar diskutime të shumta. Ajo u shpreh se ia kishte gjetur burrit të saj edhe dy gra tjera.

Rreth kësaj ka reaguar hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, i cili u shpreh se Huduti nuk po flet në emër të islamit por në emër të shiizmit të Iranit.

Njoftim për opinionin shqiptar:

Po filloj ti shkruaj këto fjale për ti treguar shqiptarëve se kjo grua (Ikballe Huduti) nuk është duke folur në emër të islamit, është dukë folur në emër të Shizmit të Iranit, e të cilin nuk e njeh bota Islame.

Dëshiroj t’ju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrëveshje për një kohe të caktuar, kjo martese është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilën martesa mund të bëhet për disa or, dit, jave apo muaj, e që kjo martese nuk ka dallim nga shtëpia publike.

Tek Shiat njeriu mund të shkoj të bëj martesë për 1 ore ose për 5 dite etj, tek ta kjo martës është njësoj sikurse me marr tek ne një kerr me qera (rent a car) e bën marrëveshjen për sa kohe të nevojitet gruaja (apo tek ne vetura) e shfrytëzon sa të kesh nevoje, dhe pastaj kur të kalon kontrata e kthen gruan, sikurse tek ne e kthen veturën tek pronari.

Islami jonë është i pastërt nga kjo njoll e saj që ja mvesh Islamit dhe shpif në emër të Islamit. Kjo lloj martese është HARAM HARAM HARAM (e ndaluar) dhe është Zina (amoralitet).

Prandaj i këshilloj vëllezërit dhe motrat shqipëtar-e mos të mashtrohen nga kjo shpifëse e cila thërret në emër të Islamit, kurse Islami me të është larg sa lindja nga perendimi.

E këshilloj edhe udhëheqësin e emisionit Sadri Imeri dhe të tjerët mos të thërrasin njerëz të tille nëpër emisione vetëm e vetëm të bëjn show, kurse dihet se këta persona nuk kane kompetencë të flasin për Islamin pasi që nuk e kan studijuar Islamin, por e kane studiuar Shiizmin, e tek ta janë të lejuara shuuuuum gjëra (të cilat mos me zgjat nuk pi përmendi) të cilat islami i ndalon.
Allahu na ruajt nga kurthet e Shejtanit dhe pasuesve të tij.

/GazetaSinjali/