Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë zgjedhur Ilir Bytyçin dhe Fadil Miftarin anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Ndërkaq, për gjashtë kandidatët tjerë të cilët nuk morën votat e mjaftueshme, deputetët do të votojnë sërish.
Pas votimit i cili zgjati rreth një orë, zgjedhjen e këtyre dy anëtarëve e konfirmoi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
“Pas raportimit të komisionit, kandidati Fadil Miftari me 57 vota dhe kandidati Ilir Bytyçi me 47 vota tashmë janë përzgjedhur për anëtarë të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare. Ndërkaq votimi do të vazhdohet për tri pozitat e mbetura”, tha ajo.
Kurse, konkursi për kandidatët e pakicave është rikthyer në pikën zero, pasi asnjëri nga katër kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. /Gazeta Sinjali/