image Ilicic vazhdon të vuajë nga problemet me shëndet mendor

Futboll

Ilicic vazhdon të vuajë nga problemet me shëndet mendor

news image

Josip Ilicic vuan nga probleme me shëndetin mendor qysh nga viti 2020.

Futbollisti slloven kishte munguar një kohë të gjatë te skuadra e tij, pasi kishte rënë në depresion të thellë.

Lojtari ka filluar të paraqitet me Atalanta, por asnjëherë nuk kapi formën e tij të dikurshme. Për të ka folur së fundmi trajneri Gasperini.

“Nuk është kurrë e lehtë për mua të flas për një gjë të tillë, sepse është një gjë shumë personale. Unë mund të them vetëm se ne gjithmonë do të jemi afër tij, sepse këto janë situata që shkojnë përtej futbollit, përtej profesionit”, ka thënë Gasperini.

“Ne e kemi njohur atë për disa vite, kemi pasur momente të lumtura së bashku. Mund të themi se ai është normal, person pozitiv, por brenda mendjet tona janë si xhungël. Është e vështirë për psikiatrit të gjejnë se çfarë ndodh, lere më ne.”

“Unë vetëm shpresoj se ai mund të kthehet dhe të rigjej kënaqësinë në fushën e blertë. Ai e di se si person do ta presim për të gjithmonë. Si lojtar, nuk mund të përgjigjem, është e paparashikueshme dhe delikate”, ishin fjalët e trajnerit italian.

Disa media në Slloveni raportonin asokohe se depresioni i Ilicic kishte ardhur pasi e dashura e tij e kishte tradhtuar. /Gazeta Sinjali Sporti/