image Zbulohen problemet e para të iPhone 14, alarmohen përdoruesit

Teknologji

Zbulohen problemet e para të iPhone 14, alarmohen përdoruesit

news image

iPhone 14 Pro, doli në shitje të premten e kaluar, ku një numër i madh “fanatikësh” zunë vend në dyqanet e Apple për të blerë pajisjen më të re të tyre.

Por disa blerës të hershëm kanë raportuar një problem të çuditshëm, ku lentja kryesore e kamerës dridhet kur bëjnë foto ose video në disa aplikacione si Snapchat, TikTok dhe Instagram.

Është ende i paqartë se sa mund të jetë i përhapur ky problem ose cili është shkaku themelor, megjithatë përdoruesit e shqetësuar të iPhone 14 Pro janë drejtuar në Twitter dhe Reddit për të përshkruar përvojat e tyre në këtë problem.

“iPhone 14 Pro sapo mbërriti dhe kur hapa Snapchat, kamera po dridhej shumë dhe bëri një zhurmë mekanike mjaft të çuditshme”, shkroi një përdorues.

Apple ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por disa përdorues kanë sugjeruar se mund të jetë për shkak të një gabimi softuerësh që ndikon në stabilizimin optik të imazhit të pajisjes.

Nëse ky është problemi, Apple mund të zbatojë një rregullim në përditësimin e tij iOS 16.1.

/GazetaSinjali/