Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) sot ka pranuar donacion 15 mijë teste për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion ka qenë i nevojshëm për vendin në këtë kohë.
Ndërsa, afaristi Lasim Destani, i cili e dhuroi këtë donacion tha se është shumë i lumtur që arritën të siguronin 15 mijë teste, 13 mijë prej të cilave janë për Kosovën dhe 2 mijë të tjera do të shkojnë në Luginën e Preshevës.
Nga ana tjetër, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, bënë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes me masat mbrojtëse, sepse siç theksuan, virusi ende nuk ka kaluar./Gazeta Sinjali/