image IKSHPK-ja i lë të presin 10 ditë për testim 9 raste të dyshuara me koronavirus në Han të Elezit

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK-ja i lë të presin 10 ditë për testim 9 raste të dyshuara me koronavirus në Han të Elezit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) i ka lënë të presin për 10 ditë për testim 9 raste të dyshuara me koronavirus në Komunën e Hanit të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Refki Suma.

Suma tha se rastet e dyshuara kishin kërkuar t’u bëhet testimi qysh më 12 prill, por IKSHPK-ja nuk ka pasur mundësi t’ua bëjë deri më 22 prill.

“Sfidë për ne ka qenë kërkesa e të gjitha rasteve të dyshuara që t’u bëhen analizat dhe t’u merren mostrat me kohë, por kjo nuk ishte në kompetencën tonë, sepse është në kompetencë të IKSHPK-së, ku ata nuk kanë patur mundësi të tilla, por pas 10 ditësh (me dt.22.04.2020)i janë bërë testet edhe 9 personave tjerë”, tha Suma për Gazetën Sinjali.

I pari i Hanit të Elezit tha se rezultatet e këtyre mostrave dolën mbrëmë dhe të gjitha janë negative.

Deri tani në Han të Elezit janë gjithsej 7 raste të prekura me koronavirus, të gjitha nga një lagje peferike e këtij qyteti. Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë u shënua më 10 prill./Gazeta Sinjali/