image Ministrja Haxhiu: Testimi i virgjërisë nuk ka lidhje me fenë

Drejtësi

Ministrja Haxhiu: Testimi i virgjërisë nuk ka lidhje me fenë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se si ka lindur nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë.

Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë edhe testime të virgjërisë.

Ajo tutje tha se testi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri dhe nuk ka lidhje me fenë, si kundërpërgjigje për aktivistin Altin Hazizaj, që e lidhi këtë test me ndikimin e madh të fesë në Kosovë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu në Euronews.

/GazetaSinjali/