image Ikja e të burgosurit nga Dubrava, Shërbimi Korrektues merr masa ndaj dy zyrtarëve

Siguri

Siguri/ Ikja e të burgosurit nga Dubrava, Shërbimi Korrektues merr masa ndaj dy zyrtarëve

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H. Ky vendim është marrë lidhur me rastin e ikjes së personit të burgosur, M. K., raporton Gazeta Sinjali.

“Vendimi do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe i burgosuri me inicialet M.K. ka ikur mbrëmë nga burgu i Dubravës.

“I burgosuri është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i burgut të Dubravës. Ai ka qenë i dënuar për shtatë muaj, ka pasë me u liru në korrik”, ka thënë drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi. /Gazeta Sinjali/