image Ikja e mjekëve/ Qeverisë i kërkohet Ligji i Pagave

Shëndetësi

Ikja e mjekëve/ Qeverisë i kërkohet Ligji i Pagave

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj i ka kërkuar qeverisë Kurti të veprojë më shpejt me Ligjin e Pagave si pasojë e ikjes së mjekëve nga Kosova.

Ai ka thënë se mungesa e shpresës dhe perspektivës në vend po i detyron njerëzit të ikin nga Kosova.

“Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativ i kohës.

“Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në këtë situatë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Ligji i pagave imperativ; Qeveri vepro, vendi po zbrazet.
Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.
Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend.
Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë.

/GazetaSinjali/