image IKD: Në Kosovë, gjykatësit e caktuar favorizojnë politikanët e akuzuar

Kosovë

IKD: Në Kosovë, gjykatësit e caktuar favorizojnë politikanët e akuzuar

news image

Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një komunikate për media thotë se Divizionet Penale të Departamenteve të Përgjithshme të Gjykatave Themelore vazhdojnë të përballen me numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, të cilat barten vit pas viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IKD, ka raste të trajtimit selektiv dhe diskriminues të gjykatave ndaj personave të akuzuarve.

Ky standard i dyfishtë i gjyqësorit, sipas IKD-së vjen në shprehje në rastet kur persona me ndikim të lartë publik ballafaqohen me drejtësinë. Në raste të tilla, gjykatat zbatojnë praktika të ndryshme krahasuar me rastet tjera gjyqësore, kur si persona të akuzuar paraqiten njerëzit e rëndomtë.

Tutje, në raportin e IKD-së, numër i lëndëve është një ndër arsyet kryesore të zvarritjes së rasteve gjyqësore në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Por, për dallim nga vitet paraprake, gjatë vitit 2019 divizionet penale të Gjykatave Themelore janë përforcuar me 18 gjyqtarë të rinj, i cili përforcim ka ndikuar edhe në uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese.

Në anën tjetër, divizioni penal i Gjykatës së Apelit gjatë vitit 2019 ka zgjidhur më pak lëndë se sa që ka pranuar, derisa kësaj gjykate në fund të vitit 2019 i kanë mbetur të pazgjidhura 391 lëndë. Gjatë vitit 2019, kjo gjykatë ka kthyer në rigjykim 19.7% të lëndëve të zgjidhura.

Sipas raporteve zyrtareve, në departamentet e përgjithshme të prokurorive në fund të vitit 2019 kanë mbetur të pazgjidhura 74,849 lëndë.

Sa i përket procedimit të rasteve gjyqësore, IKD ka gjetur se vazhdon të jetë e theksuar dukuria e shtyrjes së seancave gjyqësore. Nga 3,426 seancat gjyqësore që IKD ka monitoruar në divizionet penale, 1,055 prej tyre janë shtyrë. /Gazeta Sinjali/