image IKD-ja thotë se Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 kandidatë për deputetë me aktakuza aktive

IKD-ja thotë se Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 kandidatë për deputetë me aktakuza aktive

news image

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për t’u bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 9 kandidatë. Prej tyre 6 kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, 2 për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për 2 vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka 3 kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidat akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Lista Serbe LS me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së  akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Lëvizja Vetëvendosje 

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës

Lista Serbe

/Gazeta Sinjali/