Ikballe Huduti nga Insituti kërkimor “Naim Frashëri”, ka folur për përballjen me drejtësinë pas akuzave ndaj saj për nxitje në terrorizëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Huduti u shpreh se e ndien veten mirë për të arriturat e saj, gjersa e krahasoi veten edhe me Majlinda Kelmendin.
“E kam marr medaljen e artë sikur Majlinda në xhudo. Jemi kampion në diçka, unë jam mësuese e Kuranit”, tha ajo në T7.
Huduti po ashtu, e ka pranuar kohë pas kohe se është kërcënuar nga grupe të ndryshme qoftë për shkak të qëndrimeve të saj, por edhe për urimet që ka bërë ajo për nder të festave të tjera. /Gazeta Sinjali/