image Ikballe Berisha Huduti akuzohet nga Prokuroria Speciale për kryerjen e kësaj vepre penale

Drejtësi

Drejtësi/ Ikballe Berisha Huduti akuzohet nga Prokuroria Speciale për kryerjen e kësaj vepre penale

news image

Ikballe Berisha Huduti është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e vepres penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135. Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedurë”, tha Lutfiu për Gazetën Sinjali.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, parashihet ky dënim.

“Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një(1) deri në pesë (5) vjet”.

Ditë më parë, Ikballe Berisha Huduti publikisht doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit. Ajo kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin përderisa kërkoi hakmarrje ndaj SHBA-së.

Shënim: E apostrofuara në këtë artikull prezumohet e pafajshme derisa fajësia e saj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/