image Arrestohet Ikballe Huduti që e quante Amerikën terroriste

Kosovë

Siguri/ Arrestohet Ikballe Huduti që e quante Amerikën terroriste

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Ikballe Berisha Hudutin e cila publikisht doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njëjta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin poshtu ka kërkuar hakmarrje ndaj SHBA-së.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se e dyshuara Ikballe Berisha Huduti është sjellë për intervistim në Polici dhe me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, kanë deklaruar për Gazetën Sinjali.

Ikballe Huduti – Berisha që është edhe themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit në vazhdimësi është mjaft aktive me shkrime në llogarinë sociale të saj në Faceboook.

Ajo ka reaguar disa herë për vrasjen e dy gjeneralëve; Qasem Soleiman dhe Ebu Mehdi Muhendisit.

“Populli Irakian doli ne rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase të mbysesh zotin e shtëpisë i ke mbyt tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, ka  thënë ajo. /Gazeta Sinjali/