image IHK paralajmëron vërshime në këto vende nesër

Kosovë

IHK paralajmëron vërshime në këto vende nesër

news image

Të shtunën parashihet që të mbajë mot me shi, si rezultat i të cilave sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mund të ketë rrezik për vërshime të shpejta.

IHMK një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, teksa ka përmendur edhe zonat të cilat rrezikohen.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Javë më parë në vend, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Kosovës. Kjo, si shkak i daljes së lumenjve nga shtrati i tyre.

/GazetaSinjali/