image Identifikohen 10 prej viktimave të tërmetit në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një vajzë 5 vjeçare

Rajon

Identifikohen 10 prej viktimave të tërmetit në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një vajzë 5 vjeçare

news image

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50, kanë ndërruar jetë 17 persona. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se deri më tani janë identifikuar emrat e 10 prej viktimave nga Spitali i Durrësit.

Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë:

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme në Thumane konfirmohen 3 viktima, 5 të shpëtuar e ndërsa 4 të tjerë ndodhen ende poshtë rrënojave./Gazeta Sinjali/