Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50, kanë ndërruar jetë 17 persona. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.
Mediat në Shqipëri raportojnë se deri më tani janë identifikuar emrat e 10 prej viktimave nga Spitali i Durrësit.
Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë:
1-Selvie Lala, 74 vjeçe.
2-Erisa Cara, 25 vjeçe.
3-Arjela Lala, 5 vjeçe.
4-Kristi Reçi, 25 vjeç.
5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.
6-Sadik Qato, 80 vjeç.
7-Amelja Lala, 10 vjeç.
8-Sahate Lala, 50 vjeç.
9-Bajram Hajdarmataj.
10-Plator Zeneli, 70 vjeç.
Ndërkohë nga informacionet e deritanishme në Thumane konfirmohen 3 viktima, 5 të shpëtuar e ndërsa 4 të tjerë ndodhen ende poshtë rrënojave./Gazeta Sinjali/