image Ibrahimoviq zyrtarisht kthehet tek Milani

Futboll

Sport/ Ibrahimoviq zyrtarisht kthehet tek Milani

news image

Zlatan Ibrahimoviqi është rikthyer në Ac Milan për një kohëzgjatje deri në fund të sezonit aktual të Serisë A, me një opsion për zgjerimin e saj edhe për sezonin e ardhshëm.

38 vjeçari ka qenë pa klub që nga fundi i kontratës me MLS, La Galaxy.

Ai, më parë ka qenë për dy vite pjesë e Milanit, ku ka shënuar 56 gola në 85 ndeshje si dhe ka fituar titullin e Serie A-së në 2011.

“Unë po rikthehem te klubi të cilin e respektojë shumë dhe te qyteti i Milanit, të cilin e dashuroj”, ka thënë Ibrahimoviq.