image Ibrahimovic po shërohet, pritet të jetë i gatshëm për derbin kundër Interit

Futboll

Futboll/ Ibrahimovic po shërohet, pritet të jetë i gatshëm për derbin kundër Interit

news image

Sulmuesi suedez mund të jetë i gatshëm për derbin me Interin, pasi mungoi në ndeshjen me Veronën shkaku i sëmundjes.

Sulmuesi suedez është duke u munduar ta bëjë të pamundurën për të qenë prezent në derbin e fundjavës ndaj Interit.

Veterani i sulmit i mungoi Milanit në barazimin 1:1 me Veronën shkaku i gripit.

38 vjeçari ka ushtruar i vetëm gjatë kësaj jave, por dëshiron të jetë pjesë e ndeshjes së madhe të dielën mbrëma.

Që prej rikthimit në San Siro në fillim të janarit, suedezi u ka dhënë impuls Kuqezinjve.