image Ibrahimovic i acaruar ndaj trajnerit të Suedisë

Futboll

Sport/ Ibrahimovic i acaruar ndaj trajnerit të Suedisë

news image

Zlatan Ibrahimovic ka drejtuar akuza të rënda drejt trajnerit të Suedisë Jan Andersson.

Kjo pasi sulmuesi suedez nuk është ftuar për dy ndeshjet e tetorit ndaj Maltës dhe Spanjës.

Ai ka thënë që kombëtarja e tij duhet të ftojë më shumë lojtarë të huaj, pasi aty jetojnë rreth 20 %.

Lojtarët që janë me origjinë nga shtetet e tjera nuk ftohen te Suedia. Më thoni sa lojtarë që nuk kanë prejardhje nga Suedia janë ftuar? Asnjë. Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Evropës”, deklaroi lojtari.

38-vjeçari që luan te LA Galaxy, ka regjistruar më së shumti paraqitje në fanellën e Suedisë.