image Ibrahimi dhe Vitia sot diskutojnë kërkesat e komunave

Ibrahimi dhe Vitia sot diskutojnë kërkesat e komunave

news image

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se pas një takimi që kanë pasur kryetarët e komunave, sot do ta kenë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do të diskutojnë për kërkesën e komunave që të gjithë të kenë një orarë të njëjtë të qarkullim-kufizimit.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave kanë shprehur shqetësimin për mosinformimin zyrtar nga institucionet për rastet Covid-19.

Ai shtoi se në takimin e kryetarëve ka pas shqetësime edhe për prodhimet bujqësore, ku edhe është rekomanduar që mundësisht qeveria t’i blejë ato dhe t’i shpërndajë te komunat në mënyrë që këto të fundit t’i përkrahin familjet në nevojë.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave kanë kërkuar që mundësisht të rritet numri i testeve në mënyrë që izolimi i këtij virusi të bëhet sa më shpejt./Gazeta Sinjali/