image Ibrahim Rugova kishte lënë këtë amanet për shtetin e Kosovës

Ibrahim Rugova kishte lënë këtë amanet për shtetin e Kosovës

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka rrëfyer detaje për momentet e fundit të jetës së Ibrahim Rugovës. Në prag të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sejdiu thotë se presidenti historik Rugova gjithnjë kishte synim pavarësinë.

Ish-presidenti Rugova kishte lënë amanet të ruhet miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të fuqishme, rrëfen ai.

“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëpkuptim-respektim dhe një orientim për të mbajtur gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë dhe pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në thu edhe në tepihë, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurative”, tha Sejdiu në emisionin N’Konak.

“Ai ka qenë i pa ndalshëm thjeshtë nuk është ndal në asnjë proces por ka ecur përpara. Pavarësia është objektivi ynë, thoshte ai gjithmonë, rrëfeu më tej Sejdiu. /Gazeta Sinjali/