image Ia zvogëloi për mbi 100 mijë kilometrat një veture, Prokuroria nis hetimet ndaj një personi në Shtime

Siguri

Ia zvogëloi për mbi 100 mijë kilometrat një veture, Prokuroria nis hetimet ndaj një personi në Shtime

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në Shtime, Sinjali mëson se Prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person dyshohet se ka manipuluar me kilometrat e një veture, duke ia zvogëluar ato për rreth 104 mijë.

Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mashtrim”.

/GazetaSinjali/