image Ia kërkuan 150 euro për të mos ia publikuar fotografitë, arrestohen dy të mitur në Suharekë

Kosovë

Ia kërkuan 150 euro për të mos ia publikuar fotografitë, arrestohen dy të mitur në Suharekë

news image

Me 19 nëntor të këtij viti, një person nga Suhareka është shantazhuar përmes një profili të falsifikuar në rrjete sociale.

Ai ka thënë në polici se i janë kërkuar 150 euro që të mos i publikohen disa fotografi komprometuese, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, dje rreth orës 14:00, policia ka arritur që t’i arrestojë dy të dyshuar meshkuj, të mitur në lidhje me këtë rast.

Në lidhje me këtë rast janë sekuestruar dy telefona nga policia.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga policia e Prizrenit të cilët kanë thënë se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori dhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/