Ministria e Shëndetësisë përmes një vendimi i ka shpallur vatra të koronavirusit disa fshatra të Suharekës, në mesin e tyre edhe një fshat i cili nuk e ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suhareksë, Bali Muharremaj i cili e ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmirësojë gabimin.
“Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast. Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin. Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisojë vendimin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Gazeta Sinjali/