image Ia dha veturën për ta bartur drogën, paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

Drejtësi

Ia dha veturën për ta bartur drogën, paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

news image

Ndaj të dyshuarit I.Z. është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata në Gjilan.

Shkaku i këtij vendimi është dyshimi se ai ia ka dhënë një personi tjetër veturën, ku kishte 114,7 gramë substancë narkotike (drogë). I dyshuari e kishte porositur personin tjetër që droga të dërgohej nga Gjilani në Stançiq.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Gjilan, i dyshuari e ka kryer veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale: blerja, posedim, shpëndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/