As oborri i shtëpisë duket se nuk është më një vend i sigurt për parkimin e veturës, shkruan Gazeta Sinjali.
Të paktën, kështu i doli një banori të fshatit Padalishtë të Skenderajt.
Nga burimet e saj brenda policisë, Gazeta Sinjali mëson se atij i është vjedhur vetura në oborrin e shtëpisë së tij në këtë fshat.
Ai këtë gjë e ka kuptuar vetëm pasi që ishte zgjuar nga gjumi dje rreth orës 06:50.
Sinjali mëson se pronari i ka thënë policisë vetura që i është vjedhur ka vlerën e rreth 4 mijë e 500./Gazeta Sinjali/