Gazeta Sinjali sot raportoi se i paraburgosuri Faruk Iseni është vetëvrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Iseni dyshohej për disa raste të grabitjeve.
Për këtë rast Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje të reja.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njoftoi se 34-vjeçari Faruk Iseni dyshohet se u vetëvar në dritaren e banjos së qelisë.
Sipas SHKK-së, ai në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje në zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.