image I vazhdohet suspendimi policit Amir Hoxha

Siguri

I vazhdohet suspendimi policit Amir Hoxha

news image

Zyrtarit policor, Amir Hoxha i është vazhduar suspendimi, i cili fillimisht i ishte vendosur për vetëm tre ditë.

Avokati i tij Gent Gjini e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Hoxha ka pranuar një email, përmes të cilit i është thënë se suspendimi do të jetë deri në një kohë të pacaktuar.

Po ashtu, Gjini e ka cilësuar këtë masë të suspendimit si një veprim jo të duhur pasi që është suspenduar bazuar në një postim në Facebook.

Sipas Gjinit, Hoxha ka shprehur mendimin e tij të lirë dhe ka plotësisht të drejt që të reagojë si qytetar.

Kurse, Policia e Kosovës ditë më parë tha se polici Amir Hoxha është suspenduar për shkak të shkeljes disiplinore.

Për suspendimin e Hoxhës ka pasur reagime nga më të ndryshmet, duke e cilësuar vendimin për suspendimin e tij jo të drejtë.


/GazetaSinjali/