Beatrixa Ramosaj është banorja më e përfolur në Big Brither Vip, shkaku i lidhjes që filloi me Donaldin.
Ajo nga njerëzit mori shumë kritika të mëdha me pretekstin se ‘rrëmbeu’ Donaldin nga Bora. Përtej kësaj ajo si duket po merr kritika edhe më të ashpra sa t’i urojnë vdekjen.
Vajza e tezës së saj, Anxhelina e ka mbështetur Trixën, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka postuar një foto, ku krahas saj ka shkruar ‘Shpirt i bardhë’. Por, pas kësaj këngëtarja ka hasur në një mesazh aspak të hijshëm.
‘Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo’, ishte njëri nga mesazhet që ajo kishte marrë.
Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Anxhelinës, e cila ka publikuar bisedën ku edhe i është përgjigjur ndjekësit.
‘Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë’, ka shkruar Anxhelina.
Beatrixa gjithashtu ka marrë akuza se nuk po luan lojën e saj, por po jepet vetëm pas Donaldit./GaztetaSinjali/