image I thanë se ishte e pavlerë, pas 40 vitesh pensionisti zbulon vlerën e vërtetë të unazës

Botë

I thanë se ishte e pavlerë, pas 40 vitesh pensionisti zbulon vlerën e vërtetë të unazës

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një zbulues metalesh, i cili gjeti një unazë ari dhe e mbajti atë në garazh për 40 vjet.

81-vjeçari, Tom Clark, zbuloi thesarin e groposur në vitin 1979, teksa ishte duke skanuar me detektor metalesh një tokë bujqësore në Aylesbury, Buckingamshire në jug-perëndim të Londrës.

Më pas ai e futi unazën brenda një kallaji metalik në garazh dhe e harroi atë, pa kuptuar vlerën e saj të vërtetë, pasi në një muze i thanë se ishte e pavlerë.

Por 40 vjet më vonë, Tom zbuloi se unaza në të vërtetë ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton nga viti 1350 dhe vlera e saj shkonte deri në 10,000 paund.

Ai u kujtua për unazën pasi nëna e tij ndërroi jetë, teksa ishte duke sistemuar sendet në garazhin e tij.

Unaza do të dalë në ankand në Derbyshire të martën (27 Gusht).

Z. Clark tha:

Unë e kisha harruar plotësisht. Në atë kohë unë vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza që gjeta ishte diçka e veçantë. Ishte e shtrembëruar dhe e copëtuar kur e gjeta. Unë i vendosa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës time. Disa muaj më parë, unë po sistemoja disa sende në garazhin tim  dhe unaza atje ishte.”

Tom Clark, i cili aktualisht është një koleksionist me shumë përvojë, tha se ai e dinte që ishte një unaza datonte nga vitet 1300 dhe do t’i përkiste dikujt të rëndësishëm duke pasur parasysh dekorimin dhe cilësinë e saj.

Ai shtoi:

Është e rrallë dhe elegante. Unë dua të di se kujt i përkiste”.

Unaza ka një mbishkrim latin në sipërfaqen e saj, e cila përkthehet: “Unë fsheh mesazhin e vërtetë”.