image I shtrirë duke u trajtuar për COVID-19, i thotë nipit ta njoftojë Policinë se ka armatim në shtëpi

Siguri

I shtrirë duke u trajtuar për COVID-19, i thotë nipit ta njoftojë Policinë se ka armatim në shtëpi

news image

Është duke u trajtuar për COVID-19 në spitalin e Prizrenit, por një i moshuar ka njoftuar se mban armatim në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se dje, në orën 16:40, Policia e Kosovës u njoftua për këtë rast.

Sinjali mëson prej burimeve se i moshuari, derisa ishte duke u trajtuar në spital për COVID-19, e ka thirrur nipin e tij dhe i ka kërkuar që të njoftojë policinë se në shtëpinë e tij ka armatim.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nisën bastisjen.

Sinjali mëson se nga shtëpia e tij kanë konfiskuar një armë AK-47 me dy karikatorë me 28 fishekë dhe pesë granata dore.

Për këtë rast, siç mëson Sinjali, është njoftuar edhe njësiti i EOD-së të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/