image I shqetësuar për sigurinë rajonale/ Reagon kryediplomati maqedonas për sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Rajon

I shqetësuar për sigurinë rajonale/ Reagon kryediplomati maqedonas për sulmet ndaj Policisë së Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmeve që ndodhën ndaj Policisë së Kosovës në veri.

I shqetësuar për dëmtimin e stabilitetit rajonal, Osmani ka bërë thirrje për përmbajtje në veprime në mënyrë që të mos përkeqësohet situata.

I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Twitter.

Po ashtu edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

/GazetaSinjali/