image I shkojnë në shtëpi dhe e gjuajnë me armë zjarri në ora 3 të mëngjesit në Gjilan

Kosovë

I shkojnë në shtëpi dhe e gjuajnë me armë zjarri në ora 3 të mëngjesit në Gjilan

news image

Një person nga Gjilani ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës se disa persona kanë shkuar në shtëpi dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Të shtënat kanë qëlluar dy herë murin e shtëpisë dhe një plumb ka depërtuar në dhomën e gjumit, ku ka goditur dritën e dhomës.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe një fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/.