image I riu shqiptar del i qeshur para gjykatës pasi e vrau kushëririn dhe tentoi ta digjte

Rajon

Korçë/ I riu shqiptar del i qeshur para gjykatës pasi e vrau kushëririn dhe tentoi ta digjte

news image

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili u shfaq i qeshur gjatë seancës gjyqësore. Hoti ka vrarë kushëririn e tij me mjet prerës dhe më pas ka tentuar ta djegë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ku Flamur Duçi u gjet i pajetë jashtë biznesit të tij nga banorët e fshatit Mborje.

Pas hetimeve u zbulua se ai ishte konfliktuar me 18-vjeçarin Hoti në ambientet e brendshme të dyqanit të tij, ndërsa ky i fundit ka gjetur një thikë te banaku dhe ka reaguar, duke e qëlluar në trup disa herë Flamur Duçin e më pas është tentuar t’i vihej flaka, duke i shkaktuar djegie në pjesën e kokës.

Burime bëjnë të ditur se shkak i këtij konflikti midis dy kushërinjve të ketë qenë një femër, por mbas arrestimit të 18-vjeçarit ka folur edhe babai i tij, duke mohuar akuzat dhe duke thënë se mes tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se djali i tij në orën e krimit ishte në shtëpi.