I riu nga Prishtina, Petrit Bylykbashi, është infektuar sërish me koronavirus, tre muaj pasi ishte shëruar plotësisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Bylykbashi përmes një postimi në Facebook ka treguar për gjendjen që ka kaluar në natën e kaluar.
“Kishin mjaftu vetëm 10 minuta të natës së kaluar tem, me i perjetu, për me e kuptu ju skeptikët se sa palidhje jeni t’u fol”, ka shkruar Bylykbashi.
Dy ditë më parë, Bylykbashi kishte treguar sesi virusi i është kthyer shumë më agresiv dhe se po e sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri.
“Mbas 4 ditëve ren të rishfaqjes së simptomave dhe një konsult/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu per COVID-19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tej, Bylykbashi është shprehur se pasi ishte shëruar nga COVID-19, i bindur se nuk do të infektohej sërish, nuk është mbrojtur aspak dhe se ka pasur kontakt me njerëz të infektuar./Gazeta Sinjali/